Një shtetas shqiptar humbi jeten tragjikisht mbrëmjen në Verona të Italisë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Viktima është identifikuar si shtetasi Ilir Filolli 37 vjec.

Ai banonte prej vitesh me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijet në lokalitetin Preganziol te provinces se Trevisos.

Përplasja mes dy kamioneve ishte fatale për Filollin mesnatën mes të enjtes dhe të premtes. Shqiptari drejtojte një nga kamionet e përfshirë në aksident, ndërsa shtetasi Italian shofer I kamionit tjetër është në gjëndje të rëndë.

Prania e madhe e mjegullës që në veri të Italisë është normale në dimër, dyshohet të kete qënë shkak I fushepamjes së paket të kamioneve të përfshirë në këtë përplasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *