Një aksident ka ndodhur ditën e sotme ne aksin rrugor Korçe-Kapshtice, ne vendin e quajtur kryqëzimi i Plasës.

 

Ne aksident janë përfshirë 1 autobus udhëtaresh i linjës Tirane-Athine dhe një mjet i tipit Range Rover.

 

Për fat te mire aksidenti nuk ka pasur pasoja dhe ne kushte kur autobusi ishte me 50 udhëtarë.

 

Policia ende nuk ka dhënë shume detaje,por duket se ka qene mjeti Range Rover qe ka dale ne mënyrë te befasishme nga një rruge dytësore, ne rruge nacionale duke i prere papritmas rrugën autobusit, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime te lehta te pasagjereve.

 

Kryqëzimi i Plasës është një prej kryqëzimeve me te rrezikshme te aksit nacional Kapshtice-Qafëthane.

 

Vetëm ne tre vitet e fundit ne këtë kryqëzim, ka pasur 5 te vdekur, pa llogaritur këtu te plagosurit e shumte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *