Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin iu është përgjigjur aludimeve se Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Izraelit të përfundojë luftën brenda këtij viti. Në një konferencë për mediat, pas takimit me zyrtarët e lartë në Izrael, Austin tha se ai nuk është aty për të diktuar afate kohore ose kushte mbi vetëmbrojtjen e Izraelit.

Ai tha se gjatë takimeve të zhvilluara, mes të cilave edhe me kryeministrin izraelit, fokusi ishte tek qëllimi i objektivave në Gaza. Ai thotë se diskutimet po ashtu përfshinë mënyrën se si të zvogëlohej dëmi për civilët dhe nevojën për të siguruar një kalim nga operacione me intensitet më të lartë në operacione me intensitet më të ulët.

Austin konfirmoi gjithashtu se SHBA do të vazhdojë të furnizojë me armë ushtrinë izraelite, ndërsa i kërkoi sërish Izraelit të kujdeset për jetët e civilëve. Po ashtu, ai tha se pas përfundimit të luftës SHBA rikonfirmon angazhimin për një zgjidhje me dy shtete./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *