Subscribe

Në periferi  të kryeqytetit grek, Athine, kanë shpërthyer flakët.

 

Zonat pyjore në Stamata dhe Rodhopolis janë përfshirë nga zjarret, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se flakët kanë arritur në lagje të banuara, duke u kthyer në rrezik për qytetarët.

 

 

Situata, sipas ekspertëve, vijon të jetë shqetësuese për shkak të erërave të forta. Zjarrëfikësit kanë evakuuar qindra persona pas rrezikshmërisë së lartë.

 

68 zjarrfikës po punojnë për të vënë nën kontroll flakët. Edhe banorët  i janë bashkuar autoriteteve për shuarjen e zjarrit. Ndërsa 5 helikopterë dhe 4 avionë po ndërhyjnë nga ajri.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *