Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shkuar sot në zyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullakut.

 

Paraprakisht mësohet se temë e diskutimit janë ngjarjet e fundit kriminale, por edhe ngjarja e rëndë e ndodhur në Thumanë mes fisit Rraja dhe dy kushërinjve të fisit Maja. Deri më tani në kërkim janë dy vëllezërit e deputetit socialist Flamur dhe Xhelal Rraja dhe K.Rraja ndërsa një natë më parë u shpall në kërkim edhe djali i tij Rexhep Rraja.

 

Në pranga për këtë ngjarje ka përfunduar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja.

 

Ndërkohe, kujtojmë se pak ditë më parë, një atentat u shënua Larushk, ku banesa e Gentjan Bejtjas, një emër i njohur për policinë, u bë shënjestër e një sulmi me armë, ku për pasojë u plagosën dy fëmijët e tij të mitur dhe u vra kunati i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *