Subscribe

Gjatë mbrëmjes së të hënës janë zhvilluar aksione “blic”, në disa qytete në kuadër të kapsjes së autorëve të atentatit të pasdites të së premtes, ku mbetën të plagosur 3 persona, prokurori Arjan Ndoja, Andi Maloku, shoferi dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

 

Sipas informacioneve janë ushtruar kontrolle në Krujë, Durrës e Tiranë.

 

Deri më tani sipas policisë janë shoqëruar mbi 30 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës. Të dy të shoqëruarit kishin alibi mbi momentet kur ndërkohë në autostradë automjeti ku udhëtonte prokurori Ndoja po ndiqej nga një tjetër makinë dhe kur brenda pak sekondave, ata u nxorën nga rruga dhe u lanë të plagosur në mbikalim.

 

Ndërkohë policia do t’i kthehet marrjes së dëshmive të të plagosurve për të msiguruar detaje shtesë që do mund të ndihmonin në zbardhjen e mëtjeshme të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *