Një ish punonjës policie u ekzekutua me breshëri plumbash në Tiranë, disa metra larg banesës së tij, në zonën e Selitës. Arben Bilali u qëllua teksa ishte duke lëvizur në këmbë, ndërsa ndërroi jetë në spitalin ushtarak.  Tre prej plumbave e kapen ne koke  e ne trup duke i shkaktuar vdekjen.

 

Sipas dëshmitarëve, por edhe nga verifikimet paraprake të policisë, ka rezultuar se autorë kanë qenë tre persona. Pasi kanë qëlluar drejt 50 vjeçarit, ata janë larguar në këmbë dhe vetëm pak metra më tej i priste një makinë, targa e të cilës duke u verifikuar nga uniformat blu.

 

Mësohet se Arben Bilali ka rreth 20 vite që është larguar nga rradhët e policisë, ndërsa bashkëshortja e tij aktualisht është punojëse në drejtorinë e Tiranës. Hetimet për vrasjen janë përqëndruar në atë të hakmarrjes, për shkak të kaluaret dhe atentateve qe kane pasur shenjester familjaret e tij.

 

Në 1997-ën u vra me armë zjarri një prej vëllezërve,  Bujar Bilali. Në atë kohë dyshimet ishin për përplasje mes bandave, me një grup të njohur që vepronte në kryeqytet. Ndërsa 13 vite më vonë, në Maj të 2010-ës, Arben Bilalit i bëhet atentat duke e lënë të plagosur. Por vetëm 3 muaj më pas, Arbenit i vrasin vëllain tjetër, Leonardin, ish mundës i Dinamos, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Italia.

 

Pavarësisht dyshimeve të hetuesve, për këto ngjarje nuk ka pasur asjë të arrestuar, apo të dënuar.  Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vite më parë, Arben Bilali është hetuar për një krim të ndodhur në kryeqytet, por në asnjë moment nuk ka pasur prova për të vërtetuar fajësinë e tij.

 

Aktualisht policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, njëra prej të cilave ka kapur edhe lëvizjet e autorëve.

 

Burimet bëjnë të ditur për Vizion Plus se është ndaluar dhe po merr në pyetje nje person rreth të 30-ve. Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke lëvizur përgjatë zonës, dhe dyshohet të jetë i përshirë në atentat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *