Drejtuesi i partisë më të re opozitare “Bindja Demokratike” u shpreh ne studion e “Real Story” në Vizion Plus se kjo force nuk ka arsye të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve te 30 qershorit.

Ai pohoi se kjo gjë nuk I intereson pasi pjesmarrja në zgjedhje është e vetmja mënyrë për të ndryshuar gjërat dhe për të cuar përpara vendin.

 

Se kerkojme shtyrjen e zgjedhjeve, sepse nuk me intereson. Do marrim pjese ne zgjedhje sa here qe te kete zgjedhje ne Shqiperi, sepse kjo eshte e vetmja menyre.

Duke u ndalur tek sulmi që kryeministri Rama I bëri partisë së tij, këtë të enjte në parlament, Patozi tha se kreun e qeverisë e shqetëson më shumë sistemi sesa individet e vecante. Ai pohoi se Rama kërkon që të mos ketë njeri tjetër mes tij dhe Bashës.

 

Rama nuk e ka problemin tek fakti qe mund ta mund une, sepse une jam realist, por ai ka problemin tek sistemi dhe nuk do qe te kete nje tjeter mes tij dhe Bashes.Eshte absurde kur thone qe ti nuk mund te jeshte opozite. Nese Basha ka problem per opoziten, ja jap me shkrim qe ai eshte opozita kryesore, une jam opozita e vogel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *