Aston Vila nuk e shfrytëzoi në maksimum përplasjen e madhe të kësaj jave në kampionatin anglez mes dy rivaleve për titull Liverpool dhe Arsenal.

Kjo pasi skuadra e Unai Emeri u ndal në një barazim shtëpiak 1 me 1 nga Shefild United në fushën e vet.

Pika e marrë e ka çuar Aston Vilen në kuotën e  39 pikëve duke ndarë vendin e parë me Arsenalin mirëpo, topçinjtë si dhe te kuqtë e Liverpoolit që janë një pikë pas kanë mundësi ta parakalojnë.

Ndonëse e dominoi ndeshjen në fushën e vet. Aston Vila humbi disa raste të mira për shënim duke gjetur përballë edhe  në forme të shkëlqyer të portierit mik Foderingham.

E sikur të mos mjaftonte kjo, në minutën e Arcer shtangu tifozët në Vila Park duke kaluar në avantazh Shefild United. Për të rikthyer qetësinë e për të shmangur humbjen e vendasve mendoi italiani Xaniolo me një gol të shënuar me kokë në minutën e 97.

Aston Vila ndalet pas tre fitoresh radhazi duke humbur shansin për të qenë kampione dimri. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *