Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste mblidhet ketë te diele, ku pritet te mësohet dhe përbërja e qeverise se re, qe do te drejtoje Shqipërinë ne katër vitet e ardhshme. Mësohet se kabineti “Rama 2” nuk do te kete me shume se 12 ministri. I vetmi emër i sigurte është ai i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, nje fakt ky i pohuar publikisht nga kryeministri Rama.

 

Ndërkohe pjese e ekzekutivit per here te pare do te jete dhe nje ministër shteti per diasporën. Ndërkohe, ne rendin e ditës se asamblesë parashikohet leximi i raporteve te grupeve te punes per veprimtarinë parlamentare dhe reformën ne institucione, si dhe përmbledhja e degjesave ne 12 qarqet e vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *