Vendimi i pare qe deputetet moren ne nisje te ketij viti ishte ngritja e institucionit te fundit te reformes ne drejtesi, Institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

 

Deputetët votuan me 98 vota qe ne kete post për 9 vitet e ardhshme te jetë Artur Metani, ish avokat i shtetit.

 

Pavarësisht se rregullorja e parlamentit ne nenin 111 parashikon se per cdo institucion kushtetues komisioni i ligjeve duhet te zhvilloje séance degjimore dhe duhet te hartoje raport per kandidatet, ky parashikim eshte respektuar vetem ne rastin e kandidateve per gjykaten kushtetuese dhe eshte anashkaluar ne rastin e prokurorit te pergjithshem dhe sot ne rastin ne zgjedhjes se inspektorit te larte te drejtesise.

 

Sipas kushtetutes Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka detyre te hetoje shkeljet dhe te filloje  procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Mungesa e ketij institucioni per me shume se 3 vjet, ka bere te pamundur marrjen e masave ndaj gjyqtareve qe kane dhene vendime te pabazuara ne ligj përfshi këtu edhe lirimin e personave me rrezikshmeri te larte.

 

Por pervec detyrave qe kane lidhje me reformen ne drejtesi, nje tjeter reforme eshte prioritet per parlamentin, ajo zgjedhore. pas marreveshjes se arritur me opoziten nje jave me pare, reforma zgjedhore pritet te miratohet ne mesin e muajit mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *