Subscribe

Një orkestër simfonike tashmë e konsoliduar jo vetëm në rajon, por edhe në Europë mbërrin në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Artistët më të mire në Mal të Zi vijnë për të performuar Don Zhuanin e Moxartit, dhe simfoninë e pestë të Tchaikovky-t. Pas artit të koreografëve Vamos apo Cardoso, trombonistit më të mirë të shekullit Lindberg, por edhe të disa artistëve me emër në më mbarë skenat operistike të Europës, ka ardhur momenti per te shijuar performancen e një orkestre të tërë. Sipas Ilir Kernit, shkëmbime të tilla artistike mbërrijnë në Tiranë, pasi edhe vetë artistët shqiptarë janë vlerësuar nga kritikët në shfaqjet që kanë dhënë në teatrot e Europës. E nëse para tre vjetësh kjo shihej si e pamundur për Teatrin e Operës dhe Baletit, tanimë kjo fazë është tejkaluar. Pasi artistët shqiptarë të këtij institucioni po duartrokiten edhe nga një publik apo kritikë më të konsoliduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *