Subscribe

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku largoi nga detyra kreun e Krimeve te Rënda, Besim Hajdarmataj. Në vend të tij u komandua prokurorja Donika Prela e cila më parë drejtonte prokurorinë e Durrësit.

 

Transferimi i saj tek Krimet e Rënda mbërrin pak kohë pasi Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën për çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla ndërsa struktura e re SPAK do të gjejë në krye Prelën e cila fillimisht mori dosjen e ish prokurorit të përgjithshëm.

 

Largimi i Hajdarmatajt vjen pak kohë pasi akuza nisi rimarrjen në pyetje të personave të cilët sipas prokurorisë kanë dijeni për trafikun e drogës të kryer nga grupi i Habilajve çështje për te cilën po hetohet edhe ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

 

Po ashtu Largimi i tij vjen në një kohë kur një ditë më parë persona të paidentifikuar grabitën dhe korrierin e prokurorisë së Durrësit.

 

Nga të dhënat ende të pakonfirmuara zyrtarisht mësohet se korrieri po dërgonte në prokurori akte hetimore për 6 dosje por që sipas prokurorisë së Durrësit nuk cenojnë hetimet.

 

Sipas prokurorisë së përgjithshme largimi i Hajdarmatajt bëhet me arsyetimin për të sjellë ndjekje penale më të shpejta dhe të efektshme të çështjeve me përparësi.

Arta Marku përfundon njoftimin se ndjekja penale e krimit dhe e korrupsionit mbetet prioritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *