Policia e Korcës arrestoi në flagrancë shtetasin Sotir Nikolla i cili aksidentoi për vdekjen ciftin e të moshuarve mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht.

 

63 vjeçar nga Elbasani që drejtonte mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin Saimir Shaholli, 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij shtetasen Vjollca Shaholli, 60 vjeçe, banues në fshatin Voskop, kalimtarë në rrugë.

 

Sotir Nikolla akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe të mjetit por edhe nga errësira e madhe ne rrugë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *