Një 14-vjeçar që mbante të fshehur një pistoletë me 130 fishekë në një motomjet pranë banesës është arrestuar për armë mbajtje pa leje.
Policia e Vlorës ndërhyri falë bashkëpunimit me prindërit, psikologët dhe punonjësit socialë, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e personit që i dha armën.
Lexo edhe :
Related Posts
Babai i 14-vjeçarit, tha për mediat se pistoletën djali i tij e kishte gjetur me disa shokë në një objekt të pabanuar së bashku me fishekët, dhe ka qenë vetë ai që ka sinjalizuar policinë.
“Jam babai, kam ardhur për t’i sjellë diçka pavarësisht se ai ka ushqime nga institucioni, marr shkas nga një video e parë mbrëmë në rrjete. Ka qarkulluar informacion sikur djali kishte qarkulluar në shkollën 9 vjeçare rilindja me një pistoletë. Ky është lajm i rremë. Informacionin policisë ja kam dhënë, pasi djali më tregoi një video që kishte bërë me disa shokë dhe u shqetësove. Kishte një problem në shkollë, një lojë në Tik Tok e marrin shokun e hedhin lart. Isha në mbledhje me drejtoreshën dhe mësuesin dhe shfaqa këtë shqetësim për videon e djalit, ishte e vërtetë apo pistoletë lodër. Këtë informacion ja dhashë unë policisë”, tha babai i të miturit.
Babai i 14-vjeçari thotë se djali i tij nuk ka shkuar në shkollë me pistoletën me vete.
“Ne u takuam me punonjësit e policisë në Shkollë. Dhe pastaj duke dhënë informacion erdhëm në polici me telefonin, panë videon që nuk ishte lodër dhe ndoqëm rastin. E kanë gjetur në një objekt të pabanuar 3 katësh, kanë vajtur me disa shokë e kanë gjetur, në një objekt të pabanuar kishin gjetur dhe 3 karikatorë dhe mendohet se mund të ketë municione të tjera. Zënka në shkollë edhe ka pasur. Më tregoi një video dhe më tha është pistoletë lodër e kam blerë në dyqan. Shokët nuk janë shoqëruar për momentin”, shton ai.
Gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe mësues në qarkun Vlorë kanë ndarë shqetësime dhe informacione me Policinë lidhur me sigurinë e fëmijëve të moshës 12-18 vjeç, duke ndihmuar në parandalimin e ngjarjeve kriminale .
/vizionplus.tv