Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim.

 

Në pranga u vu shtetsi Ilir Dine,  banues në Fier i cili  ishte dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

 

 

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, pas lokalizimit të vendndodhjes së një personi në kërkim, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Finish”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Ilir Dine, 41 vjeç, banues në Fier”, informojnë blutë.

 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Tiranë, me vendimin e datës 07.07.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 

Në vitin 2016, ky shtetas është kapur duke shitur lëndë narkotike, në lavazhon e tij, në lagjen “16 Prilli”, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Leave a Reply

Your email address will not be published.