Një bos famëkeq mafioz  që u arratis nga një burg i sigurisë maksimale në Itali vitin e kaluar duke përdorur çarçafë, është rikapur në Francë.

Marco Raduano, i cili është identifikuar si një kriminel i rrezikshëm dhe ishte në listën e kriminelëve më të kërkuar të Europolit, u arrestua në Bastia, Haute-Corsica, Francë.

40-vjeçari kishte arritur të arratisej nga burgu Nuoro në Sardenja në shkurt të vitit 2023, duke përdorur metodën e lidhjes me një çarçaf.

Ministri i Brendshëm italian Matteo Piandendozzi tha se bashkëpunëtori i Raduanos, Gianluigi Troiano u arrestua pranë Granadës, Spanjë.

Raduano është kreu i bandës Gargano, një rrjet kriminal me bazë në Pulia, në Italinë jugore.

Ai po vuan një dënim me 24 vjet burg për krime të ndryshme, duke përfshirë pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, tha Europol.

Së bashku me Cosa Nostra në Siçili, Ndrangheta në Kalabri, Camorra në Napoli dhe Sacra Corona Unita, autoritetet vitet e fundit e kanë njohur organizatën kriminale me bazë në Pulia si mafia e pestë.

Sipas prokurorëve, bëhet fjalë për një grup të karakterizuar nga një shkallë e lartë agresiviteti dhe dhune./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *