Policia e Mirditës ka ndaluar 3 persona të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

-K.B., 24 vjeç, Gj.B., 24 vjeç dhe D.P., 20 vjeç, të tre banues në Mirditë janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në datën 04.07.2019, në qytetin Rrëshenit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj.K., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Po  në këtë date këta shtetas kanë dëmtuar me dashje një automjet në përdorim nga shtetasi K.D., 31 vjeç, banues në Rrëshen, dhe disa ditë më pas e kanë kërcënuar në telefon për të tërhequr kallëzimin e bërë ndaj tyre.

Ata tashmë akuzohen për “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me dashje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *