Tashme i ka dale pija, por Kujtim Ibraj, nuk mund te ktheje pas ate qe beri mbrëmjen e 31 janarit, teksa këputi ne mes me një thike jetën e Elidones, vajzës se tij 16-vjeçare. Me shume i heshtur e sy ulur, babai vrasës e pranoi krimin fatal edhe para gjykatës. Jam penduar, nuk e kthej dot pas atë qe ka ndodhur – tha Ibraj teksa vlerësohej masa e sigurisë. Por ndonëse pranoi krimin, avokati nuk hoqi dore nga linja e mbrojtjes. Ai kërkoi mbylljen e klientit te tij ne Spitalin Psikiatrik me pretendimin se Kujtim Ibraj është i sëmurë mendor. Por Gjykata pranoi argumentet e Prokurorisë, duke lënë ne arrest me burg autorin e krimit. Kujtim Ibraj 57 vjeç, u konfliktua me dy vajzat ne shtëpinë ku jetonin te ndare, por ne te njëjtin oborr. Ne gjendje te dehur, ai qëlloi me thike duke vrarë Elidonen e duke plagosur vajzën tjetër, Esmeralden 22 vjeçe. Debatet edhe te dhunshme mes tyre ishin te shpeshta, por vajzat kishin treguar mëshire, duke mos e denoncuar babain e alkoolizuar.