Subscribe

Gjyqtari Ardian Dvorani ka dorezuar detyren si kryetar I keshillit te emerimeve ne drejtesi duke i kerkuar perfaqesueses nga gjykata kushtetuese, Vitore Tushes te marre funksionet e drejtimit te keshillit.

Nepermjet nje letre drejtuar anetareve te keshillit te emerimeve ne drejtesi, Dvorani ka sqaruar se pas vendimit per mbarimin e mandatit te tij si anetar i Gjykates se Larte, i takon gjyqtares Tusha te vazhdoje procedurat per kandidatet qe kane aplikuar per dy vende vakante ne gjykaten kushtetuese.

ARDIAN DVORANI

GJYQTAR

Sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligj,  do të kërkoja nga Zëvendëskryetarja e KED, znj. Vitore Tusha, si edhe nga anëtarët e tjerë të Këshillit të vlerësojnë menjëherë të gjitha këto rrethana, si edhe për të përcaktuar menjëherë thirrjen e mbledhjes së KED me rend dite shqyrtimin e gjetjeve në procedurat e verifikimit të kandidaturave.”  

Ne letren e gjyqtarit Dvorani sqarohet se keshilli ka perfunduar verifikimin e kandidateve dhe jane hartuar relacionet e pak pune ka mbetur per vleresimin e renditjen e tyre. Keto kandidatura I perkasin dy vendeve vakante qe do te plotesohen nje nga presidenti dhe nje nga parlamenti.  Me zgjedhjen e ketyre dy anetareve te rinj kushtetuesja do te kete 6 gjyqtare dhe do te jete funksionale per te shqyrtuar ceshtjet e per te marre vendime.

Ajo qe bie ne sy ne letren e ish kreut te keshillit te emerimeve ne drejtesi eshte se per Dvoranin kerkesa e presidentit per largimin e tij nga gjykata e Larte pengoi punen e keshillit per ngritjen e gjykates Kushtetutese pasi procesi u pezullua ne pritje qe te shprehej KLGJ e cila ende nuk ka publikuar vendimine arsyetuar.

Në këto kushte, përtej pengesës së shkaktuar veprimtarisë së KED që nga fillimi i muajit Prill nga “nisma” antikushtetuese e Presidentit për të vënë në lëvizje KLGJ-në, vlerësoj se edhe kjo vonesë dhe zvarritje e pakuptimtë nga ana e KLGJ-së, nuk duhet të vijojë të sjellë vonesa të mëtejshme në realizimin e mbledhjeve dhe kryerjen e veprimtarive të KED, ndërkohë që prej shumë e shumë javësh relatimet lidhur me kandidaturat për dy vendeve vakante janë në pritje për shqyrtim në mbledhjen e KED.

Aktualisht gjykata Kushtetuese ka vetem 4 anetare dhe nuk shqyrton dot asnje ceshtje ne seance plenare per shkak se kuorumi eshte 6 gjyqtare. Nese keshilli I emerimeve ne drejtesi perfundon renditjen e kandidateve per vendet qe I takojne presidentit dhe parlamentit atehere kushtetuesja do te jete funksionale pas 3 vitesh bllokimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *