E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Apeli i Ramës: Denonconi abuzimet tek platforma e bashkëqeverisjes

Në takimin e përjavshëm te bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama është njohur me disa nga shqetësimet e qytetarëve që prej vitesh nuk kanë mundur të marrin zgjidhje.

Një nga cështjet ishte edhe përllogaritja e pensioneve

 

Platforma përqeshet dhe shahet dhe të gjitha këto e bëjnë edhe më të vendosur punën tonë dhe na marrin të keqen në fund të ditës dhe këtu jemi, këtu do të jemi për qytetarët. 

Reklamë

 

Kryeministri Rama tha se platforma është edhe një mundësi e mire edhe per ata qe kane hashur veshtiresi per punesimet.

 

Platforma jep zgjedhje dhe falë platformës çdo qytetar është i përkrahur. Drejtojuni platformës, sepse gjeni zgjidhje.  Platforma bën edhe negocime dhe ndërmjetësime për zyrën e punës për ata që kërkojnë punë dhe nuk i bëjnë  naze asaj. Koordinatorët janë në dispozicion për të interesuarve. Sa i takon banesave sociale duet të theksoj se janë përgjegjësitë e bashkive dhe në bazë të buxhetit  ato bëjnë planifikime dhe jep banesa sociale dhe nuk është qeveria në këtë mes, por janë bashkitë”

 

Shefi i qeverisë ripërsëritur edhe njëherë apelin për qytetaret qe te denoncojne cdo shkelje dhe abuzim ne zyrat e administrates.

Më shumë video

Reklamë