Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh i hapur për të ndërhyrë në paketën antishpifje sipas rekomandimeve të ndërkombëtarëve. Pasi AKPiE e çoi paketën në Komisionin e Venecias, Balla tha në “Facebook” se sugjerimet e ekspertëve do të reflektohen në ligj.

 

“Ne jemi në kontakt dhe i falenderojmë kolegët e APKiE që ia kaluan Komisionit të Venecias tekstin dhe mezi presim ta permirësojmë më tej ligjin me sugjerimet e vyera të Komisionit të Venecias. Ndërkohë sikurse e kemi thënë, institucionet përkatëse shqiptare do të punojmë ngushtësisht me OSBE për aktet e domosdoshme nënnligjore.”

 

Sa i takon dekretit të presidentit Ilir Meta, Taulant Balla deklaroi i prerë se do të rrëzohen për të mbrojtur publikun nga dezinformimi.

 

“Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë nje statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese për shumë aktorë online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e të integritetit njerëzor nga shpifja si edhe të vetë publikut nga dezinformimi.”

 

Paketa antishpife ngjalli një debat të madh në publik dhe u kundërshtua gjerësisht nga gazetarë e organizata, duke pretenduar se po rikthehet diktatura në vend.

 

Për këtë arsye asambleja parlamentare e Këshillit të Europës i ka kërkuar një opinion Komisionit të Venecias. Për këtë kërkesë ekspertët pritet të shprehen në mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *