Subscribe

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemeleimit Ivi Kaso, reagoi sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të marrë në shqyrtimin ankimin e kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së.

 

Në një konferencë për shtyp, Ivi Kaso nga Komisioni i Rithemelimit theksoi se gjykata sot nuk ka prishur vendimin e Zhukrit, por thjesht marrjen e ankesës së Alibeajt për shqyrtim.

 

Në një deklaratë për mediat, Kaso e cilësoi si “nul” vendimin e gjykatës, ndërsa shtoi se Alibeaj nuk është palë në proces..

 

 

“Në radhë të parë dua të sqaroj se ndryshe nga sa është sqaruar në disa media dhe portale gjykata e Apelit nuk ka vendosur prishjen e vendimit të gjyqtarit Zhukri, por është pranuar ankimi nga një palë që pretendon që përfaqëson Partinë Demokratike.
Me provat që janë në dosjen gjyqësore, nuk mund të mos njihet statuti i 11 dhjetorit. I ashtuquajturi ankim nuk përmbush asnjë nga kriteret ligjore, personi që ka paraqitur kërkesën nuk është palë, dhe as përfaqësues legjitim të ndonjë pale për shqyrtimin e çështjes.

 

Në bazë të ligjit, Gjykata duhej sot vetëm të verifikonte nëse ankimi është firmosur nga pala e autorizuar dhe sipas vendimarrjeve të njëpasnjëshme të Gjykatës së Lartë, Apeli duhet të rrëzonte këtë kërkesë.

 

Limiti standard është mbajtur nga gjyqtarja Blerina Muça, kërkesa jonë për të qenë pjesë e procesit në Kuvendin e Korrikut, ajo e refuzoi, edhe sot bëri të njëjtën gjë. Nuk është ky vendimi i parë i marrë nga Gjykata e Tiranës, këto palë nuk duhet as të merren në shqyrtim e jo më të pranohet kërkesa e tyre. Pala që përfaqësohet nga deputeti Alibeaj, nuk ka qenë palë në process dhe si e tillë nuk legjitimohet. Ky vendim është pranuar dhe vetë nga pala e cila sot pretendon se ka të drejtë të ankimojë”, tha Kaso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *