Subscribe

Perceptimi i qytetarëve shqiptarë mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri është mjaft i lartë. Në një anketim të zhvilluar nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer, rezulton se 91% e qytetarëve shqiptarë mendojnë se ka korrupsion, ku  77% e tyre janë shprehur se është mjaft i përhapur. Anketimi është zhvilluar përmes intervistave të marra 100 gazetarëve dhe 1000 qytetarëve shqiptarë. Në listimin e institucioneve ku ata kanë besim, vendin e parë e zinte media, më pas shoqëria civile dhe policia. Fondacioni gjerman ka filluar të nxisë gazetarinë investigative në Shqipëri, si një model, i cili kontribuon në luftën kundër korrupsionit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *