Turqia do të vendosë 380 000 forca sigurie gjatë votimit këtë fund javë në referendumin e rëndësishëm mbi kopetencat e presidentit, njoftoi sot ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu.

 

Gjatë një konference për median në Ankara, Soylu tha se “251 788 forca policie dhe 128 445 trupa ushtarake do të marrin pjesë në këto operacione, që do t’i shtohen edhe 70 000 roje të fshatrave do të mobilizohen”.

 

Referendumi do të zhvillohet nën shpalljen e gjendjes së jashtëzakoshme të vendosur vitin e kaluar pas grushtit të shtetit të dështuar nga një pjesë e ushtrisë.

 

Rreth 55,32 milionë qytetarë turq pritet të votojnë të dielën në këtë referendum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *