Analisti Adrian Thano, duke komentuar situatën mbi zhvillimin e procesit të votimit, deklaroi në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se duke iu referuar projeksioneve, sistemi ka riprodhuar veten.

Ndërsa nuk i kurseu kritikat për qeverinë dhe opozitën, Thano tha se kriza morale është problemi kryesor që ka gjithë politika.

“Nuk është Basha që thotë Shqipëria voton, të njëjtën deklaratë bëri pak më parë edhe Rama. Nuk fiton Shqipëria, cilido qoftë fituesi; është i njëjti sistem i 30 viteve që ka triumfuar për shkak të gjithë mekanizmave që ka bërë për të qëndruar në pushtet. Nga projeksionet, sistemi ka riprodhuar veten. Është i njejti sistem që ka 30 vjet që dështon. Rotacioni që presim ne duhet të bëhet në opozitë, ne kemi një qeveri që  ka humbur moralin për të qeverisur.”

Ai theksoi më tej se uron që në vitin 2025 t’i hapet rrugë një opozite morale që do të sjellë një ndryshim real.

“Të shpresojmë që në 2025, në varësi të aleancave që do të bëjmë, sipas shifrave nuk i bëjnë shumicat kollaj, do Zoti bëhen bashkë dhe t’i hapin rrugë një opozite morale që më në fund të kemi një ndryshim real në frymë. Kushdo mund ta bëjë opozitë që nuk janë këta që kanë 30 vjet që bëjnë të njëjtën gjë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *