Subscribe

Rasti i kreut te Bashkisë se Lezhës, riktheu skena qe jemi mësuar t’i shohim sa here qe drejtësia prek nje funksionar te larte; tubime militantësh e deklarata politikanesh që flasin për drejtësi selektive apo për drejtësi që nuk funksionon.

 

“Kjo ka qenë një histori e vjetër në Shqipëri që bëhej zhurmë në aulën e parlamentit ose në foltoret e partive në mënyrë që të dëgjonin prokuroria, gjykata dhe më pas të akuzuarit të dilnin të gjithë të pafajshëm. Kjo është një përrallë shumë e vjetër dhe kjo duhet të marrë fund në vitin 2018 se vërtet nuk mban më, është vërtet anormale që të shohësh se sapo dikush akuzohet për diçka nuk inkurajohet drejtësia të shkojë deri në fund hetimit, në mënyrë që edhe ai person nëse është i pafajshëm të dalë vërtet si i tillë, por direkt sulmohet drejtësia.”

 

Per Minxhozin reagimi i partive është i pritshëm dhe do te jete edhe me i forte nëse me zbatimin e reformës ne drejtësi, do te preken funksionare te niveleve me te larta.

 

“Megjithatë unë e shoh si një fenomen anormal në thelb, sepse nuk mund të jesh në parim pro një reforme në drejtësi, nuk mund të jesh në parim pro dënimit të korrupsionit dhe pastaj në rastin më të pare që ta paragjykosh. Duhet të biem dakord që të gjithë këta persona të arrestuar ose të ndaluar janë nën hetim dhe kësisoj janë të prezumuar si të pafajshëm, nuk është se është shpallur fajësia ndaj tyre. Ndaj tyre ekzistojnë rrethana për të besuar se mund të kenë bërë shkelje por gjykata do të vendosë nëse kanë bërë ose jo vërtet shkelje, kështu funksionon sistemi. Ta paragjykosh sistemin që në fillim do të thotë që e para ta politizosh, e dyta të japësh mesazh politik të gabuar në lidhje me ecurinë e reformës dhe vetë dënimin e rasteve korruptive dhe e treta të aplikosh, presion i cili nuk është fare pozitiv mbi organet e drejtësisë që do të shqyrtojnë dosjet konkrete.”

 

Prej ditësh lideri i opozitës Lulzim Basha po flet per drejtësi selektive, duke listuar emrat e drejtuesve vendore te PS socialiste per te cilët Prokuroria nuk po vepron; ndërkohe qe pak muaj me pare ishte Partia Socialiste, e cila nuk i kurseu kritikat ndaj Prokurorisë duke refuzuar kërkesën e saj per arrestimin e ish-ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *