Avionët e njësisë operative të forcave speciale ajrore të Shteteve të Bashkuara kane mbërritur ne Shqipëri. Për një javë kjo njësi do të kryejë fluturime stërvitore në mbështetje të operacioneve speciale në Evropë. Ekuipazhet e tre avionëve u vizituan edhe nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka dhe e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones.

 

Për Xhackën prania e avionëve transportues të përmasave të tilla, të ushtrisë amerikane është një dëshmi e vëmendjes gjithnjë e më të shtuar, të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë, e konkretizuar si në drejtim të trajnimit të efektivëve tanë. Së shpejti flotës tonë ajrore pritet t’i shtohen edhe helikopterët black hawk, ndërsa ka filluar trajnimi i pilotëve dhe teknikëve nga garda kombëtare e New Jersey.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *