Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri ka zgjedhur që këtë fundjave ta kalojë në Vlorë.

 

Ajo ka publikuar një foto në rrjetin e saj “Instagram”, ku shfaqet me disa të moshuar që banojnë në qytetin bregdetar.

 

Krahas fotos, ajo përshëndet edhe ndjekësit e saj: “Mirëdita nga Vlora”.

 

Kujtojmë se një ditë më parë, po nga ky qytet, ambasadorja Kim i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga ky i fundit lidhur me vendimin e departamentit te shtetit për ta shpallur “non grata”. Diplomatja e lartë theksoi se Shqipëria po ndryshon

dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *