Ambasadori Wendt takim me Klodian Brahon dhe kreun e BKH-së, çfarë u diskutua

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, është takuar me drejtuesit e SPAK-ut.
Në fokus të diskutimeve kanë qenë lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se këto çështje janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:
Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona.
/vizionplus.tv




