Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca nga Fieri, ka komentuar gjarjen e Bularatit si dhe për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm Sandër Lleshi duke zëvendësuar Fatmir Xhafajn.

 

Në fjalën e tij ambasadori Soreca ka thënë se Shqipëria duhet të mbrojë komunitetet minoritare dhe të gjendet një marrëveshje mes dy vendeve për zgjedhjen e çështjeve të mbetura pezull duke përfshirë edhe çështjen e detit.

 

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që Greqia dhe Shqipëria të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Është e rëndësishme që komunitetet në Shqipëri, pakicat në çdo pjesë të vendit të mbrohen.Ministria e Brendshme ka ndërmarrë operacione të rëndësishme. Vlerësimi ynë për ministrin e ri është i qartë. Ministri i ardhshëm të vijojë luftën kundër krimit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *