Ambasada e SHBA-ve ka publikuar një njoftim për ata qytetarë amerikanë që ndodhen në Shqipëri dhe duan të riatdhesohen.

Në një postim në “Facebook”, Ambasada i informon qytetarët që ditën e shtunë do të ketë një linjë udhëtimi nga Tirana drejt Frankfurtit.

“Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi një fluturim nga Tirana për në Frankfurt, i cili niset të shtunën, 25 prill, në orën 12:00. Nëse jeni qytetar amerikan ose resident ligjor i përhershëm dhe jeni të interesuar të merrni më shumë informacion mbi këtë fluturim, ju lutem të nisni menjëherë një email në [email protected]”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *