E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ambasada amerikane shpërndan njoftimin e rëndësishëm të DASH: Ja çfarë duhet të dini nëse doni të aplikoni për vizë në SHBA

Ilustrim · Vizion Plus

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar të udhëtojnë drejt SHBA.

Ambasada ka ndarë njoftimin e DASH ku bëhet me dije se çdo qytetar duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit.

Në njoftim theksohet se aplikuesit mund ta kenë më të vështirë të kualifikohen për vizë nëse aplikojnë në vende të tjera, dhe tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen.


Njoftimi:

???????? Vëmendje! Aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit. Aplikuesit mund ta kenë më të vështirë të kualifikohen për vizë nëse aplikojnë në vende të tjera, dhe tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen. Mësoni më shumë në: https://travel.state.gov/…/adjudicating-nonimmigrant…

#securingusborders

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh