Ambasada amerikane në Tiranë ka pritur gjyqtarë nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO, për të theksuar rolin kyç që gjyqtarët e pavarur kanë në luftën korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një postim në “Facebook”, ambasada shkruan se SHBA është e përkushtuar në mbështetjen ndaj gjyqtarëve të GJKKO, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi.

“Ekipi ynë i ambasadës priti së fundmi gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin kyç të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent”, shkruhet në postim. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *