Subscribe

Opozita do të përfshihet në negociata me Partinë Socialiste, duke këmbëngulur për nevojën e zgjedhjes së një presidenti konsensual. Në emër të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj sqaroi se vendimi për t’u ulur apo jo në tryezën e së mërkurës do të merret në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Por Alibeaj theksoi se mazhoranca duhet të tregojë se ka vullnetin për një president konsensual.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

 “Të gjithë e dimë që në raundin e 4 dhe të 5 presidenti zgjidhet me votat e mazhorancës. Kjo nuk do të duhet përdorur për të qenë të sinqertë me Kushtetutën dhe shqiptarët, si një mjet për ta futur në zarf dhe pastaj pjesa tjetër thjesht dhe vetëm të zgjedhë zarfin. Kjo e bën procesin grotesk , jo serioz.”

 

Nga ana tjetër, Fatmir Mediu, i cili drejton grupin parlamentar ku bëjnë pjesë edhe aleatët Shehi, Duka e Dule, kërkoi një grup të përbashkët negociator të opozitës, ku bëjnë pjesë të gjithë faktorët, përfshi edhe LSI.

 

FATMIR MEDIU

KRYETAR I GRUPIT “ALEANCA PER NDRYSHIM”

“Nuk është moment për të diskutuar problemet e brendshme që kemi, ky është moment për të zgjedhur presidentin e republikës dhe përgjegjësia duhet te jetë shume here me e madhe për të vlerësuar opozitën në proces dhe opozita duhet të jetë unike.”

 

Është bërë traditë që sa herë që vjen momenti për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, aktorët politike të flasin për nevojën e një presidenti konsensual. Por në fakt, i vetmi president për të cilin kanë gjetur konsensus Sali Berisha e Fatos Nano, ka qenë Alfred Moisiu. Në 2007 e 2012 Sali Berisha e Edi Rama janë ulur së bashku në tryezën e negociatave, por në të dy rastet negociatat dështuan dhe Partia Demokratike zgjodhi dy prej figurave më të rëndësishme të saj në postin e kreut të shtetit. Në vitin 2017, opozita ishte ngujuar në çadër e kishte braktisur parlamentin dhe socialistët votuan si president aleatin e tyre Ilir Meta, pa pasur nevojë për negociatat.

 

Deri në vitin 2008, Kushtetuta e detyronte konsensusin, pasi nëse nuk zgjidhej presidenti me 84 vota deri në raundin e 5, vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme. Ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit në prillin e 2008, përcaktuan se në 3 raundet e para duhen 84 vota për të zgjedhur Kryetarin e Shtetit, por në raundin e 4 e të 5 mjaftojnë vetëm 71 vota, duke i krijuar të gjithë hapësirën mazhorancës që të zgjedhë presidentin e Republikës pa konsensusin e pakicës parlamentare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *