Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Socialiste pretendon të marrë mandatin e tretë e vetme.

 

Ministri për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi mohoi që PS të bëjë aleancë me ndonjë parti tjetër, përfshirë këtu LSI, përveç qytetarëve.

 

Pjesë nga diskutimi në studio:

 

E përjashtoni një koalicion të mundshëm sërish me LSI-në?

 

Thashë që mesa shoh, mesa kuptoj, ne do të marrim një mandat të tretë nga aleatët tanë kryesorë, që janë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

 

Pra, e përjashtoni apo jo?

 

Pra ne do të çojmë përpara të gjithë projektet që kemi nisur falë mbështetjes masive të shqiptarëve.

 

Me këdo aleat që do të jetë nëse do të duhet që të qëndroni në qeveri?

 

Thash, nuk ka aleat më të madh sesa qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *