Franca mbetet një nga shtetet e bashkimit evropian që bllokon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kryeministri, Albin Kurti, pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në pallatin Elisee, deklaroi  se edhe pse prishtina i ka plotësuar të gjitha kushtet, nuk ka arritur ende  të bindw parisin zyrtar.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVËS

 

“Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të kritereve ende nuk ka viza.Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Jemi të sigurt që e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave Gjatë këtyre muajve kemi luftuar korrupsionin e krimin e organizuar, trafiqet, luftim të suksesshëm të trafiqeve në bashkëpunim me Italinë, Shqipërinë e SHBA-në. Ka rënë drastikisht numri i migrimeve. Mund të shpresojmë që sado pak kjo vizitë të ndihmojë që Franca të lë anash skepticizmin e saj.”

 

Kosova, sipas kurtit, është e gatshme të vazhdojë dialogun konstruktiv me beogradin por sovaraniteti dhe pavarësia janë të panegociueshme.

 

“Serbia kërkon të dijë se çfarë mund të japim ne me për njohjen e saj, por duhet të mos e evitojmë elefantin në dhomë, e që është njohja reciproke. I përket Beogradit se kur do ta bëjë këtë. Pavarësia e Kosovës, integriteti saj territirorial, sovraniteti shtetëror, funksionimi – nuk janë të diskutueshme. Me Serbinë jemi të gatshëm të diskutojmë për statusin e marrëdhënieve tona, jo për statusin e Kosovës”

 

Presidenti francez, Emmanuel macron i beri thirje kosoves dhe beogradit  të arrijnë  një kompromis sa më shpejt për të realizuar rrugëtimin e tyre drejt bashkimit evropian,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *