Albërije Hadërgjonaj nuk e fsheh në asnjë intervistë faktin se ka kryer disa ndërhyrje estetike, pasi nuk ishte e lumtur me pamjen e saj.

 

 

 

Mirepo, këngëtarja shqiptare  ka shfaqur pendesë për ndërhyrjet estetike në hundë.

 

 

Sipas Albërijes, është shumë e rëndësishme përzgjedhja e doktorit që do t’i besosh ndryshimin, ndaj këshillon të gjitha vajzat të bëjnë kujdes.Në rastin e këngëtares është dashur ndërhyrja e doktorit amerikan, pasi ajo nuk ishte e lumtur me rezultatin e operacionit në Shqipëri.

 

 

 

“Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur  vendos të ndryshojë fytyrën, Zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë, por ja që e bëra. Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë, por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë”- u shpreh Albërije Hadërgjonaj, e cila prej disa vitesh është zhvendosur në Amerikë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *