E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 21 minuta më parë
Bota

Alarm i kuq në Siçili, mbi 1 mijë persona largohen nga banesat për shkak të rrëshqitjes së dherave

Mbi 1 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre në ishullin e Siçilisë, për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Mediat italaine raportojnë se rrëshqitja e dheut në qytetin Nisemi ën Siçili, ka detyruar mbi 1 mijë banorë të alrgohen, pasi ju rrezikohet jeta.

Reklamë

Në qytetin Nisemi, autoritetet kanë shpallur një “zonë të kuqe”, ku ndalohet hyrja, ndërsa drejtuesit e bashkisë nuk përjashtojnë mundësinë që numri i evakuimeve të rritet në orët në vijim.

Disa banesa që ndodhen pranë zonës së rrëshqitjes kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, për shkak të uljes dhe paqëndrueshmërisë së terrenit.

Reklamë

Falë ndërhyrjes dhe mobilizimit në kohë të autoriteteve, nuk raportohet për persona të lënduar.

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, një nga dy rrugët kryesore që lidh qytetin, me rreth 30.000 banorë, me pjesën tjetër të Sicilisë është mbyllur.

Banorët që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre po strehohen përkohësisht në një palestër të mbyllur në Nisemi ose te të afërm dhe miq.

Vazhdo të lexosh

Reklamë