Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kandidimin e Alfred Bejlerit në bashkinë e Himarës.

Vendimi është marrë në një nga mbledhjet e kësaj të premte ku janë shqyrtuar formularët e dekriminalizimit të kandidateve për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

KQZ vendosi të refuzojë kandidaturën e z. Dhionisios Alfred Petro Beleri, kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë Himarë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019” , thuhet ne njoftimin e KQZ.

 

Mesa duket ky institucion ka konstatuar shkelje në formularin e dekriminalizimit të kandidatit të pavarur ne Himarë, Alfred Bejleri. Ky I fundit kishte kandiduar edhe ne 2015 mbështetur nga opozita por u mund nga Jorgo Goro.

Në fakt Bejleri është një emer mjaft I lakuar në media dhe opinionin publik, pasi është konsideruar pjesmarrës në masakren e Pëshkëpisë në Gjirokastër në prill të 1994 ku një komando ekstremiste me mbi 7 persona dhe të armatosur me arsenal ushtrine hynë nga Greqia në tokën shqiptare dhe sulmuan në pabesi një grup rekrutësh të rinj shqiptare të paarmatosur duke vrarë dy e duke plagosur disa të tjerë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *