Subscribe

Pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike për kryebashkiakun e ri të Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në 2003 në Itali për drogë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një statusi në Twitter Rama shkruan se kurrë s’ka menduar që Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

 

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual! I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *