E shtunë, 24 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Akuza dhe fyerje në komision, Flamur Noka përjashtohet nga mbledhja ku po raportonte drejtori i policisë

Debatet e forta mes opozitës dhe mazhorancës kanë bërë që të shtyhet Komisioni i Brendshëm, ku këtë të hënë ishte i pranishëm kreu i policisë së shtetit Ilir Proda.

Teksa ai po raportonte për situatën e rendit si dhe për projektbuxhetin, deputetit democrat Flamur Noka tha fjalë fyese për kolegët e tij të majtë. Menjëherë reagoi kreu i Komisionit Bledi Çuçi i cili mbylli mbledhjen.

Reklamë

Më herët gjatë mbledhjes Proda parashtroi synimet e policisë për vitin 2026 ku veçoi projektin Smart City. I pyetur për atentatin në Rinas Proda tha se është në hetim.

Opozita akuzoi policinë edhe për dekonspirim të operacioneve, por Proda I hodhi poshtë ato duke vlerësuar bashkëpunimin me SPAK-un.

Në Komisionin e Brendshëm ishte dhe kreu i AMP I cili dha shpjegime për mënurën sesi ishte rekrutuar në këtë institucio Muçi Sheqeri, një nga viktimat e atentatit të Rinasit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë