Një automjet i cili transportonte emigrantë të paligjshëm ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arrë në krah të rrugës në tentativë për t’i shpëtuar policisë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Ciflig-Dishnicë. Sipas të dhënave, dy emigrantë nga vendet e Lindjes përfunduan në spital si pasojë e aksidentit, ndërsa në pranga përfundoi drejtuesja e mjetit.

 

Mjeti i dyshimtë eshtë konstatuar nga postëblloku që është vendosur prej disa ditësh në afërsi të fshatit Vranisht dhe ka nisur ndjekja e tij nga policia. Drejtuesja e mjetit me inicialet F. D. është përpjekur t’i shmanget policisë dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi ndërsa në afërsi të fshatit Dishnicë është përplasur me sinjalistikën rrugore e më tej ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerët të cilët vinin nga vendet e Lindjes.

 

Transporti i emigrantëve të paligjshëm është kthyer në një fenomen në zonën e Korçës, ku pasi ata hyjnë ne Shqipëri përmes kufirit të gjelbër transportohen ilegalisht drejt qyteteve të tjera me synim vendet e Europës. Një ditë me parë një tjetër aksion i policisë bëri të mundur kapjen e 3 automjeteve të cilët transportonin shtetas të huaj në afërsi të fshatit Libonik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *