Subscribe

Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur puna për pastrimin e saj dhe rregullimin e ambienteve që u shkatërruan si pasojë e protestës së 8 janarit.

 

Rreth mesditës, Lulzim Basha ka hyrë në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike për të vazhduar punën.

 

Në kampin tjetër, mbështetësit e Sali Berishës nuk janë tërhequr nga beteja për selinë e PD-së.

 

Sot në PD mbërritën të rinjtë e forumit, të cilët sërish e gjetën derën mbyllur. Ende është e paqartë se cili do të jete aksioni i Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit pas protestës së 8 janarit, por vetë ish-kryeministri e ka bërë të qartë se beteja vazhdon.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *