Nje aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash ne aksin Tepelene-Mallakaster, prane fshatit Krahës.

Mesohet se pese persona jane lenduar rende, mes te cileve edhe nje femije 9-vjecar. Automjeti tip Toyota me targa greke po shkonte ne drejtimin verior drejt Tiranes nderkohe qe i eshte prere rruga nga nje kamioncine qe vinte nga nje rruge sekondare te fshatit.

Per rrjedhoje, perplasja ka qene e forte, pasi kamioncina sipas informacioneve nga grupi hetimor qe ka mberritur ne vendngjarje, ka hyre ne rrugen kryesore pa sinjal.

Ky veprm shkaktoi lendimin e te gjithe personave qe gjendeshin ne bordin e autovetures qe vinte nga Greqia.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, ne autoveture udhetonte cifti i bashkeshorteve nga Fieri se bashku me femijen e tyre, si dhe gjyshi dhe tezja e femijes.

Te peste te lenduarit jane shtruar me urgjence ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres nderkohe qe njeri prej te lenduarve bashkeshortja e drejtuesit te mjetit eshte shtruar ne ranimacion me plage te renda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *