Marin Kola
Marin Kola

Dy shqiptarë humbën jetën pas një aksidenti tragjik në Itali, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur rëndë. Viktimat janë identifikuar si Marin Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç. Ndërsa i plagosur mbeti 28-vjeçari Enrik Nikolla.

Por mediet italiane raportojnë se një person tjetër, i cili ndodhej në makinë me tre shqiptarët është gjetur i vdekur 300 metra larg vendit të aksidentit.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai është një shqiptar 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ka qenë e dashura e shqiptarit, e cila ka denoncuar në polici se nuk kishte asnjë informacion për partnerin e saj, i cili ka qenë në shoqërinë e viktimave të aksidentit.

Dëshmitari

“Makina u ngrit nga toka, dukej si një raketë,” tha një grua që kishtë parë BMW duke ecur me shpejtësi.

Përplasja shkaktoi vdekjen e menjëhershme të Marin Kolës, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç,  ndërsa pasagjeri i tretë, 28 vjeç, përfundoi jashtë makinës dhe ndodhet në spital i plagosur rëndë. Ndërsa 33 vjeçari u gjet 300 m larg vendit të aksidentit.

Të katërt, me origjinë shqiptare, banues në periferinë jugore të Romës, ishin të njohur për policinë për krime kundër pronës. Të gjithë pa dokumente, por u identifikuan falë gjurmëve të gishtave./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *