Subscribe

Bilanci i aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në ‘Rrugën e Kombit’ është rënduar.

 

Ka ndërruar jetë në spital edhe 19-vjeçari nga Tropoja që udhëtonte së bashku me të afërmin e tij.

 

Të rinjtë e identifikuar si Andi Rrustaj 25-vjeç dhe Xheku Loku 19-vjeç po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit.

 

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashte rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra më poshtë.

 

Në rrugë nuk janë vënë re gjurmë të frenimit.

 

Pjesa e rrugës, nga ku ka dalë automjeti nuk ka trafikndarëse në pjesën e jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *