Subscribe

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e tre anëtarëve të një familjeje është regjistruar gjatë mesnatës në hyrje të Tiranës.

 

Aksidenti është regjistruar rreth orës 01:00 ku një mjet tip BMW me targa AA472 PE ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.

 

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 3 anëtarët e familjes Bibaj, nëna, babi dhe njera prej vajzave qe ishte ne makine.

 

Mësohet se Valentina Bibaj, 54 vjeç, Bardhok Bibaj, 62 vjeç, dhe  Florida Bibaj 22 vjeç ktheheshin nga një festë në qytetin e Elbasanit ku kishin festuar ditëlindjen e njërës prej vajzave. Ne makine ndodhej dhe vajza tjeter Xh.Bibaj 26 vjeç e cila fillimisht u raportua si e vdekur, por që sipas njoftimit të dytë të policisë, ndodhet ne gjendje kritike per jeten pasi ndodhet ne vdekje klinike.

 

Ndërkohë si pasojë e aksidentit ka mbetur I plagosur drejtuesi I mjetit shtetasi Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka.

 

Aktualisht i plagosuri ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Njoftimi i parë i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh.B., ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Njoftimi i dytë i policisë: 

Dua t’u sqaroj në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët në para të mëngjesit të sotëm.

Për shkak të konfuzionit të krijuar nga vetë natyra e aksidentit dhe pasojat që solli, edhe informacioni ka qenë jo i saktë.

Ne njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.

Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën
Bardhok Bibaj. 62 vjeç.Mirditë, ka ndërruar jetë
Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë
Florida Bibaj e bija 22 vjece, ka ndërruar jetë
Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën.

U njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *