Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve.

Drejtuesi i mjetit tip Alfa Romeo ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është lënduar D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *