Një 31-vjeçare humbi jetën mëngjesin e kësaj të diele në Peqin, si pasojë e daljes nga rruga të mjetit me të cilin udhëtonte. Policia tha se drejtuesi një 40 vjeçar humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Mjeti përfundoi ne një kanal të mbushur me ujë ne lagjen Xhami. Në makine me të ishte e motra Pranvera Mehmeti 31-vjeçare, e cila gjeti vdekjen. Ndërkohe ne makine gjendej një 51-vjeçare qe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, si dhe tre persona të tjerë mes tyre dy fëmije që janë jashtë rrezikut për jetën. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, i cili ka qene ne gjendje te dehur, pasi po ktheheshin nga nje dasme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *